Një i ri nga Lushnja është arrestuar në Himarë, pasi ka dashur të përdhunojë një turiste italiane.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë se në pranga është vënë 18-vjeçari me inicialet D. L.
Ai është kapur pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të përdhunojë një turiste italiane.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Lushnje, pasi në zonën e plazhit midis Himarës dhe Dhërmiut, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase italiane.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’.