Pas gazetës spanjolle “Puosta”, e cila në një artikull të publikuar dje e quante Shqipërinë “narkoshtetin unik dhe të vetëm në Europë”,
sot një tjetër media ndërkombëtare dhe më prestigjoze, RAI 3, i dedikon një dokumentar të plotë drogës dhe mbretërimit të saj në Shqipëri vitet e fundit.
Televizioni publik italian po shfaq dokumentarin “NARCOTICA”, i cili ka të bëjë me trafikun e drogës në Europë!
“Fakte tronditëse, mbjellje masive, bashkëpunim i trafikantëve me Policinë, shkrirje totale e bandave me bandën politike në pushtet.
Kanabis, drogë e krim që prodhojnë vota e Vota që prodhojnë kanabis, drogë e krim.
Kjo është formula “magjike” e pushtetit të Ramës2, shkruan në një reagim të tij ish deputeti demokrat Luçiano Boçi.
Të mërkurën e ardhshme RAI 3 do të flasë për Kopshtin e Kanabisit në Europën Juglindore, Shqipërinë!