Ish ministrja e Integrimit dhe ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha bëhet nënë për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e jep vetë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një postimi shumë emocionues në Facebook.
Ja çfarë shkruan Kryemadhi, e cila zbulon edhe emrin e foshnjes:
Klajda u bë mama për herë të dytë!
“E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim.
Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi.
Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis.
Ne të duam shumë.