Rikthehet edhe një herë rasti i rëndë, që bëri bujë në mediat e vendit.
Është ish kryeministri Sali Berisha, që përmes një postimi në Facebook, kujton ngjarjen e bërë publike më 1 qershor, ku në videon e publikuar dukej një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme, denigruese.
Klajda Gjosha nënë për herë të dytë/ Kryemadhi emocionon me urimin e saj dhe zbulon emrin
Sipas tij, me mosveprimin e saj, Policia e Shtetit po nxit dhunën.
“I riu dhunohet shtazërisht! Narkopolicia me qëndrimin e saj nxit dhunën! Por edhe mësuesit dhe drejtoresha e shkollës “Drita Pelingu” kanë heshtur”, shkruan Berisha ndërsa publikon edhe mesazhin e një qytetari.
Pershendetje Doktor Desha te denoncoj Kte rast dhune I riu wahre dhunuar barbarisht I riu esht dhunuar barbarisht dhe policia e Sander Lleshit nuk mer Masa per kta horra qe enden Te Lire Faleminderit Doktor Po e publikove Te vihet drehte si per Kte njeri te pa fajshem .
Pershendetje Z.Berisha! Ajo video qe shperndave ku dukej ai djali qe dhunohej nga nje grup cunash ka muaj qe esht ber, ne dijeni te asaj video ka qen edhe drejtoresha edhe mesueset e shkolles ku studiojn ato cunat esht shkolla eshte Drita Pelingu (9- vecare) dhe i gjith stafi i asaj shkolle se bashku me policin kan heshtur!
Ja çfarë do të deklaronte policia pas publikimit të rastit në të gjitha mediat e vendit:
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me videon e publikuar në emisionin "Stop", ku pretendohet se Policia e Shtetit nuk ka vepruar kundrejt dhunës së ushtruar ndaj të riut, sqarojmë se:
Në datë 08.04.2019, Komisariati Nr. 2, Tiranë nisi procedimin penal ndaj 3 shtetasve të mitur:
- E.A.,16 vjeç, banues në Tiranë;
- K.M., 16 vjeç banues në Tiranë;
- K.H.,15 vjeç banues në Tiranë.
Ata dyshohet se kanë dhunuar shtetasin J.M.,16 vjeç banues në Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ka proceduar penalisht 3 shtetasit në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.
Materialet hetimore në ngarkim të shtatasve i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, në bashkëpunim".