Jo vetëm rajoni i Korçës në Shqipëri, por edhe Greqia vijon të tronditet nga tërmetet e shumta që po bien thuajse çdo ditë.
Një tjetër lëkundje është shënuar këtë pasdite me madhësi 3.5 ballë të shkallës Rihter.
Sipas mediave greke, tërmeti është shënuar në orën 16:31, në qendër afër Magoula Attica, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme.
Kujtojmë, që ditët e fundit tërmetet kanë qenë të shumta në disa zona të Greqisë, të cilët kanë rënë deri në 5.3 ballë.