Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë.
Siç raportojnë mediat gjermane, lidhur me vrasjen e tij një 26-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje shqiptarin.
“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktine vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur në Kassel, ndërsa familja e tij është nga Kosova”, shkruan portali gjerman HNA.de
Sipas policisë, shqiptari i vrarë dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin me njëri-tjetrin.
Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit.
© SYRI.net