Një rrugë në Tiranë, sigurisht dytësore, pas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (se rrugët kryesore kanë nderin t’i kenë partizanët e 1944-s) mban emrin e një albanologu të shqiptar e veprimtar në çështjes shqiptare, si Teodor Ipen. Shikojeni si e kanë bërë injorantët e bashkisë, këta të “netëve të bardha” e ditëve të zeza, të cilët as e dinë kush është. Ipen u lind më 29 nëntor 1861 në Sezmicë të Bohemisë. Përfundoi gjimnazin perandorak në Prage, si dhe ndoqi studimet universitare për orientalistike në Akademinë e Vjenës. Ishte njohës shumë gjuhëve si gjermanisht, çekisht, rusisht, frëngjisht, patjetër. E njohu Ballkanin duke ardhur në Shqipëri, në Shkodër. Në vitin 1884 ishte konsull i austro-Hungarisë, por u zhvendos në Plevna. Gjatë këtyre udhëtimeve hulumtoi gjeografinë, etnografinë dhe politikën. Mblodhi skica dhe botoi në vitin 1892 studimin e tij “ Novipazar und Kosovo „ (Novipazari dhe Kosova). Ne vitin 1891 Ipen transferohet si nënkonsull në Konsullatën e Stambollit. Më 1894 u emërua konsull në Jeruzalem dhe në vitin 1897 si konsull i përgjithshëm në Shkodër, detyrë që e mbajti deri në vitin 1904. Ku pati mundësi, Ipen shfaqi mbështetjen dhe simpatinë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në vitin 1932 u dekorua nga Mbreti Zog Urdhrin e Skënderbeut. Vdes më 31 janar 1935 në Vjenë.