I kërkuar nga dy shtete, pranga shqiptarit problematik në Itali

Premte, 02 August 2019 19:43

Autoritetet italiane kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi shqiptar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga Italia dhe Gjermania. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u arrestua pas një aksioni të ndërmarrë në qytetin e Peruxhias, ndërsa ishte fshehur në një banesë aty pranë.

Një gjykatë në Dusseldorf e kishte dënuar shqiptarin në mungesë me burg për vjedhje si dhe lëshoi edhe një fletë arresti ndërkombëtar ndaj tij. Kurse në Itali, aty ku do të vuajë dënimin, shqiptari i arrestuar rezulton i dënuar për veprat penale  të shkeljes së ligjeve të emigracionit dhe për posedim armësh.

Login to post comments