Shqiptari 27-vjeçar bie nga çatia, por e gjitha dyshohet si vrasje

Saturday, 03 August 2019 10:15

Një 27- vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Soci me xhaxhain e tij, humbi jetën të enjten (1 gusht) në punë. Viktima, i identifikuar si Nertil Bushi ndërroi jetë pasi u rrëzua nga çatia ku po punonte. Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet të jetë vrasje.

Një prej të dyshuarve është xhaxhai i shqiptarit, i identifikuar si Dritan Bushi, i cili ishte me të kur rrëshqiti nga çatia. Xhaxhai telefonoi menjëherë ambulancën, por 27-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Ndërsa i dyshuari i dytë është Bruno Napoli, një punëtor me origjinë kalabriane.

Të dy janë në qendër të hetimeve nga karabienierët e Empolit. Një prej pyetjeve kryesore, të cilës po përpiqen ti japin përgjigje është nëse viktima kishte kontratë të rregullt apo punonte në të zezë.

Login to post comments