I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari fierak

Saturday, 03 August 2019 18:36

Falë bashkëpunimt të Interpol Tirana  me Interpol Athinën,  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë të  shtetasit  Fatos Metushi,  53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.

Shtetasi Fatos Metushi, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.

 Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Modifikuar më Saturday, 03 August 2019 19:04
Login to post comments