Policia Kufitare e Kakavijës i ka bllokuar sot në mesditë hyrjen një shtetasi grek të identifikuar si Kostas Dhimitropulos, i cili është targetuar si një prej ekstremistëve grek të cilët bllokuan aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë në shenjë proteste pas varrimit të Kostandin Kacifas.
Dhimitropulos është një prej 52 personave të shpallur non-grata nga ana e autoriteteve shqiptare, lidhur mbi këtë ngjarje.
Ai po udhëtonte drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij kur është kthyer pas.
Autoritetet kufitare i kanë dorëzuar Dhimitropulos edhe një shkresë në të cilën i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.