Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e vjedhjes.
Në njoftimin për mediet bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi S.T., 29 vjeç, banues në Cërrik.
“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen " Nr 3.," Cërrik, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M, por është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe menjëherë është vënë në pranga”,- njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale " Vjedhja e mbetur në tentativë ".