Edi Rama 'zbulon' që 40% e bizneseve janë problematikë me ligjin: Por kush dhe pse i la?!

Hënë, 05 August 2019 15:46

Kryeministri, Edi Rama, çdo ditë 24 në 24 orë, po bën një propagandë të fuqishme duke reklamuar në faqen e tij në FB fushatën “anti-informalitet” duke hedhur foto hotelesh e lokalesh, të rrethuar me shiritat e bllokimit. E vërteta është se nuk ka asnjë njeri të vetëm në këtë vend, përveç abuzuesve në bashkëpunim me struktura e shtetit, që nuk e duan formalitetin në biznes. Por po kaq i vërtetë është fakti, që gjithë ky informalitet është lënë enkas për të vaisur korrupsionin qeveritar në të gjitha nivelet. Sot kur qeveria Rama gjendet në stadin që nuk ka më likuiditete, as për energjinë që kërkon të blejë OSSHE dhe madje, as për pagat e administratës, ka shpallur fushatën e mbushjes me aksion të arkës së financave.

Vetëm deri në këtë moment të këtij aksioni të drejtuar personalisht nga Edi Rama, rezulton se rreth 40 për qind e bizneseve, kryesisht në sektorin e turizmit dhe karburanteve, janë gjetur me shkelje të legjislacionit tatimor. Këtë shifër të frikshme e konfirmoi ditën e sotme ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila prezantoi në një deklaratë për media, rezultatet e zbatimit të Planit Operacional Stop-Informalitetit.

Denaj premtoi gjithashtu, se për periudhën në vijim, zbatimi i planit do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë sektorët e konstatuar me risk: hoteleri-turizëm, hidrokarburet, produktet e akcizës dhe ndërtimit, ku fokus kryesor do të jetë koordinimi më i mirë i strukturave drejt zbulimit të evazionit në shkallë më të gjerë.

 

Sipas ministres, i gjithë plani operacional, synon formalizimin e ekonomisë shqiptare me qëllim që paratë e konsumatorëve të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë publike dhe jo në xhepat e bizneseve abuzuese dhe tregtisë së padrejtë, të cilët cenojnë konkurrencën e ndershme dhe mirëqenien e individëve etj.

Ajo u mburr se gjatë vitit 2019, 10 biznese që kanë pasur parregullsi janë çuar për ndjekje penale në prokurori, por harroi të thoshte se përse nuk është bërë e njëjta gjë, me ata që i lejuan në këtë jashtëligjshmëri!

Ministria Danaj dhe veçanërisht kryeministri, Rama, nuk mund të thonë gjithashtu, se përse pas 6 vitesh qeverisje kjo situatë ka arritur në këtë pikë. Nuk tregojnë “për qamet”, se kush janë përgjegjësit e kësaj katastrofe ligjshmërie në ekonominë shqiptare. Ende nuk po dëgjojmë për “dënime” të këtyre përgjegjësve, që nisin që nga ministrat e qeverisë e deri te inspektori më i thjeshtë i Tatimeve.

E vërteta është se qeveria e Edi Ramës që kur erdhi në pushtet, një nga premtimet më të mëdha që bëri ishte lufta kundër informalitetit. Ajo që ndodhi është ajo që tashmë të gjithë e dimë; qindra milionë euro të munguara në buxhetin e shtetit si pasojë e korrupsionit galopant në dogana dhe Tatime. Vetëm 7 muajt e fundit, janë ndryshuar 3 drejtorë të përgjithshëm Tatimesh të cilët janë dorëzuar në ushtrimin e detyrës së tyre, sepse nuk kanë fuqi që të kontrollojnë miqtë e kryeministrit ‘biznesmenë të mëdhenj’.

Tashmë që dihet arsyeja e vërtetë, se përse Rama u kujtua sërish, që të “luftojë informalitetin” të cilin e ngriti vetë në sistem selektiv në këto 6 vite, ka ardhur koha edhe për ata që e lejuan dhe janë përgjegjës për këtë situatë.

Gjithsesi ky aksion që më së shumti është në vazhdën e propagandës së shfrenuar “për të bërë shtet” të cilës tashmë i ka dalë boja, nuk është se ndërmerret herën e parë nga Edi Rama.

Fiks më 20 gusht të 2015, kryeministri mblodhi në një takim drejtues të tatimeve dhe doganave për të vendosur shtyllat mbi të cilat do të ngrihet operacioni kundër informalitetit, i cili sipas tij do të niste fuqishëm në të gjithë vendin në muajin shtator.

‘Kjo nuk është një betejë kundër biznesit, por një betejë për të mbrojtur konsumatorin, biznesin dhe shtetin nga ata që ushtrojnë aktivitet tregtar në shkelje të ligjit duke vjedhur blerësit, duke penguar me konkurrencë të pandershme të tjerët në fushën e sipërmarrjes dhe duke grabitur paratë që shtetit i duhen për të ulur taksat, rritur rrogat, dhe investuar në shkolla, ujësjellësa, spitale e me radhë’, deklaronte me të madhe  Rama atëherë.

Njësoj siç flet sot, edhe atëherë Rama kërcënonte, ‘se këto janë ditët e fundit të apelit”. Dhe ja ku jemi fiks pas 4 vitesh dhe Edi Rama flet sot tekstualisht njësoj për ‘luftën kundër informalitetit’. Sikur nuk ka qenë ai kryeministër i vendit gjatë kësaj periudhe, por në opozitë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...