PERSE PO SHPOPULLOHET SHQIPERIA?

Hënë, 05 August 2019 15:56

Dr. Selman Meziu

 

Një pyetje që kërkon shpejgime të politikave ekonomike, të shpërndarjes gjeografike të popullsisë. Gjithashtu nuk mund të pretendosh që ta analizosh në thellsi e gjërsi, shpopullimin, sepse është një problem i mprehtë, një dukuri e thell ekonomike, shoqërore e politike.  Ne vazhdim nevoiten, studime të thella, të shumta, të ndara në periudha historike ose në dhjetëvjeçar nga studiues të specializuar të kësaj fushe.

  Lindja e sistemimit  shumë partiak  dhe ndërtimi i strukturave kapitaliste në organizim, prodhim, shpërndarje, pronësi etj. në bazë të një strategjie kombëtare zhvillimi, do të ishte hapi i parë  vendimtar për rimëkëmbje  ekonomike të vendit.  Fatkeqësisht në vitet e para të dhjetevjeçarit të fundit të shekullit të 20 u rrënue barabrisht. Gjysëm shekulli punë djersë e gjak i popullit u përvetësu, u dogj, u shkallmua nga themelet. Ky rrënim në mënyr të tillë duke mos ngritur menjëher një shtet ligjor e ndjekjen e një strategjie zhvillimi, krijoi kushte të favorshme për vjedhje, korrupsion të papar. Mbi këtë shtrat lindi  një borgjezi, nga më të fortit, nga më të shkathtit për nga mashtrimi, djallëzitë, vjedhjet, grabitjet, nëpërmjet krimit i cili arriti të pushtoi kupolën e shtetit pavarsisht nga ndrrimet e herë pas hershme të forcave politike.  Përfundimisht deputet e politikan, futën duart marrëzisht në pasurin natyrore, minerare, tregëti ndërtime etj. duke e përvetësuar e sunduar atë pa pyetur e punuar për shqiperinë e shqiptarët, me rreze të gjërë veprimi hapsinor e kohor.

Ishte kjo arsyeja që politikanët shqiptar nuk e orjentuan ekonomin mbi baza studimesh të shfrytëzimit të pasururive natyrore, minerale etj. të  përpunimit të landeve të para në vend, investimet në infrastrukturën rrugore nga autostradat deri  në rrugët automobilistike  për në fshatrat  më malore të shqipërisë. E cila do t’i hapte udhe zhvillimit ekonomik e turizmit malor. Fshatrat, pasuritë natyrore, bujqësia, pyjet, kullotat, blektoria u lanë në harres të plotë, veçse u kryen reforma gjysmake në pronësi. Munguan projekte e investime, nuk u interesuan për infrastrukturën si hap i parë i zhvillimit, qytetërimit e kapilarëve urbane të fshatit e natyrshëm edhe turizmit. Hemoragjia intelektuale,  specialistëve, krahut të punës, rinisë shkollore  solli pasojën e rënjes drastike të shërbimeve mjeksore, spitalore, shkollore, strukturave të sherbimeve të tjera në fshatra, punsimin duke sjellur syrgjinosjen në mas të familjeve, gjatë bregdetit dhe më shumë jashtë vendit.

U krijuan vështirësi të tilla pune e shërbimesh, saqë nga rinia e familjet fshatare u zgjoth rruga ma e mundshme, shpërngulja e tyre nëpërmjet një dhune të dhimbshme psiqike, morale, pa krisma armësh e gjakderdhje. Duke sjellur me vete dukurin tjetër edhe më të dhimbshme e të pa shpresë, rikthimi të jetës në fshat. Kjo dëshirë e bijëve të fshatarëve të emigruar, u zvennit, u fik si qiriu e ardhmja, duke humbur krejtësisht edhe interesi për investime dhe si rrjedhoje kemi sot kataklizmën e fshatit shqiptar. Shtëpitë e gërmadhëzuara ose të sapondërtuarat të mbetura përgjysëm, arat e kopshtijet mbuluar me ferra e driza, janë disfatizmi i politkave mbi fshatin dhe pezmatimi i jetës se fshatareve të ikur e të mbetur. Dukuri e cila duhet të ndodhte sipas formulës të civilizimit e kapitalizimit të fshatit. Politikanët e gadi tridhjetë vjetëve duhesh të nxirrnin mësime se çfar ka ndodhur në botën, e qytetëruar. Si përfundim logjik, duhesh së paku dhjetë përqind e popullsisë së fshatrave të mbetesh. Kjo për arsye edhe të zbutjes së polarizimeve të shoqëris, zhvillimeve ekonomike, të turizmit malor, të harmonizimit të interesave të mbarë shpiptarëve, por, edhe strategjike me kufij kohor shumë të largët dhe hapsirave toksore. 

   Politikën e decentralizimit me kujdes e qartësi ekenomike,  me një udhëheqje nga ekspert të mirë të fushave të ndryshme të ekonomisë shkencës kulturës arsimit etj, u zëvendësuan  me dallkauk, hajdutër, kriminel, të pashkolluar të cilët arritën deri në gjetjen e formulave të rastësishme në zgjidhjet ekonomike, në organizimin e shtetit, në shpërdarjen e produktit privat,  tregëtim produktesh ndërsa shtetërore në vjeljen e taksave etj.  E cila vazhdon ende pas pothuajse tridhjet vjetësh në pasurimin e majshëm të oligarkisë shtetërore, politkanëve, e shërbyesve të denj të tyre.

   Si përfundim ekonomia e cunguar, ndërtimet, shërbimet, punishtet artizanale të hapura nga investitor të huaj, tenderat, nëpunësit e gjithë piramidës shtetërore,  u ban peng, skllevër, servilë, kokëulur, të tyre. Mjerisht këto  e humbën, e harruan, e braktisën përgjegjësin ndaj popullit për zhvillim ekonomik e kulturor.  Politikanët matrapazë në shërbim të fitimeve e karrikeve sollën në arenën e demokracisë,  blerjen e votave me para, mall, privilegje etj, duke përdorur kërbaçin e kulaçin, nëpunësit servil me diploma fallso, të pashkolluarit. Ndërsa pakicën, të ndërgjegjshmit, të ndershmit, intelektualet e shkencëtarët,  oligarkët shtetëror e partiakët i përdorën ato për qëllimet të ndryshme,  votash, tendrash, allishevishesh, nën presionin e lagimit nga puna etj. Ato që nuk e duruan këte klimë mbytëse, helmuese ndërgjegje, degraduese morale e shembje besimi, zgjodhën udhën e syrgjinosjes. Kështu shqiptarët e mbetur, u varfëruan shumë ekonomikisht, u dërmuan moralisht, u xhveshën nga inteligjencia, si pasoi bijëve e bijave shqiptare në kurbet, iu vra shpresa për të ardhmen në vendlindje, shqiperinë. Ndërsa popullsia e mbetur, gadi 90% jeton në nivelin ekstrem të varfëris.

    Duke vazhduar analizën, shkruajm se në vitet e qeverisjes Rama iu dha goditja vdekjeprurëse fshatit. Politika e tij me ndërtimin e qendrave të qyteteve, me allishervishet në tendrat e ndërtimeve, grataçelave stadiumeve në disa qytete kryesore. Këto të përqëndruara  krejtësisht në duart e oligarkëve, vështirsuan punësimin në qytete, rritën ndjeshëm ryshfetin e korrupsionin në arsim mbi të gjitha universitete (me diploma fallco, e provime), shëndetësi (spitale, ambulatore) e në  të gjitha strukturat piramidale shtetërore, deri te kryepelqtë e fshatrave apo nëpunësit më të thjesht. Dhënja e parasë nën dore u ba e vetmja zgjidhje për problemet jetësore të popullit të thjesht. Ndërgjegja u kalbëzua, morali u mykëzua, njeriu shqiptar me burrërinë e tij në çdo hap të jetës u ç’burrërua, shqiptari i dikurshem me vyrtyte të pastra e ç’vleftësoi vetveten. Shqiptarizma u tjetërsua.

  Llotaria amerikane e kanadeze, fëmijët e oligarkëve, fëmijët e intelektualëve e specialistëve të fushave të ndryshme, sipas mundësive, u punësuan  ose shkuan me studime në univesitetet evropiane etj.  për t’iu larguar klimës mbytëse poshtruese e grabitëse të krijuar nga politika ogurzezë shqiptare. Dhe më tej mjekët, infermjerët, mekanikët, muratorët, inxhinijerët etj. po përthithen me vrull nga gjermania, franca, anglia, italia, etj. duke e shpërlar, mjeshtrit e trurin shqiptar kudo në qytete, fshatra, malsi e bregdete dhe shpedoruar investimet e shtetit në pregatitjen e tyre. Plagë të hapura që po e shkretojn me tej vendin e shqiptarëve në menyrë të pakthyshme me pasoja shumë shekullore rimekëmbje, ripërtritje, ringjitje.

   Në mjediset e kafeneve, në bisedat në grupe, në mbledhje e kuvende odash, në udhëtimet me anije aviona, autobuza e mikrobuza, dëgjohet dhimbshëm, therëse, përfundimi i gadi tridhjetë vjetëve të ashtuquajturit sistem demokratik: Shqipëria nuk mund të bahet. Jemi vend i nemur ne.  

  Rikthimi i besimit, i shpresës, i ringjalljes morale e ndërgjegjes është një ndërmarrje sa e vështirë aq edhe shumë e gjatë, por ky popull me një histori të stërlashtë e të afërt ka mundësi, rezerva energjish, t’i realizoj këto edhe pse duan shume kohë.

 Dhe ja disa mendime:

 Së pari. Ndërtimi i strukturave të sistemit të drejtësisë sipas kritereve të shteteve të civilizuara, dhe veprimi energjik, i guximshëm, i fuqishëm i tyre mbi sistemin korruptiv nga maja e kupolës shtetërore e deri te fallsifikimet e pronësisë, pensioneve etj

Së dyti. Reformimi urgjent i sistemit zgjedhor 2008 duke e zëvendësuar me atë të standarteve evropiane me qellim që të shpërlahen barkëmdhejt e arrogantët, të pashkollët e kuvendit të popullit.

Se treti. Krijimi i nje force të re politike, reformimi rënjësor i partive kryesore, nësë dëshirojn të jetojn e garëzojn në zgjedhje. Konkurimi i të gjitha partive me programe elektorale të qarta, konkrete, me propozime për reforma ë thella që në administratën shtetërore e në çdo qelizë të veprimtarisë të saj. Zgjedhja e specialistëve nëpunësve, nëpërmjet seleksionimit me konkurse, përmes garave të ndreshme me rregulla e ligje demokratike në gjithë piramidën shtetërore.

Se katerti. Rikthimi i fytyrës nga fshati, që lëngon dhimbshëm, me masën urgjente, ndërtimi i infrastrukturës rrugore me standarte evropiane, si hapi i parë strategjik i investimeve në turizëm, prodhimet bujqësore,  blektorale, perpunimin e tyre etj. Pse jo në shperndarjen e pronave private mbi pyjet, kullotata natyrore etj

Se katerti. Ndërtimet e infrastrukturat në qytete e fshatra, ato të kryhen sipas normave, standarteve e ligjeve të mbështeura në përvojën ndërkombetare dhe në perputhje me krizën e randë që ka përfshirë mjedisin natyror dhe urban të botës mbarë.

Së pesti. Formulimi, aprovimi në kuvendin popullor i ligjeve serioze, të rrepta, të zbatueshme, kundër atyre që merren me korrupsion, ryshfete e veprime të tjera kompromentuese e zhvatëse të popullit të thjesht. Masa ndëshkimore të ashpra nga moszbatuesit e tyre.

Së gjashti. Ngritja e policise financiare, me të drejta të plota, të kontrollit të investimeve, të zbatimit të ligjeve në tregëti, në banka, në shëndetsi, arsim etj. Pse jo të hyrjeve e daljeve të valutës të cilësisë së punimeve etj. Sigurisht me specialist të fushave të ndryshme.

  *

 Shkrimi i mësipërm ishte rrjedhoj i një qendrimi prej rreth një muaj në shqipëri, i disa udhetimeve në disa krahina, i bisedave të lira, dhe i realitetit të varfëruar e shkretues të fshatit edhe qytetit, nga banorët e tyre mijëravjeçar.  Jam i ndërgjegjshëm se, jo gjithëçka e shkruar nga dora ime, është e drejt, e shprehur e gjitha, por, besimi im në të ardhmen e shqipërisë, mbështetet tek inteligjencia e ndershme e shkolluar, patriote deri në qelizën e fundit, brënda dhe jasht shqipërisë. Unë jam i bindur plotësisht se ka rezerva e mundësi intelektuale, pa dyshim pasurore, mundësi rrugëzgjidhje te shumta, t’a shpëtojm atdheun e brengosur, sakatosur, bashkatdhetarët tanë, nga hedhja në germinën e zhdukjes apo të tkurrjes deri në vdekje të ngadalshme, të pa zëshme të shqipërisë së vogël.

  

        

Modifikuar më Hënë, 05 August 2019 18:54
Login to post comments