Antimafia italiane ka arrestuar ditën e sotme një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim, pas operacionit “Tuneli’ që çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që transportonin drogëra të forta nga Shqipëria në Siçili
Personi i ndaluar nga Antimafia italiane është Klaidi Kaca, i moshës 30 vjeç.
Kaca u kap në portin e Brindizit ndërsa po tentonte nisej me traget drejt Shqipërisë.
Prokuroria e Messinës ka ngritur mbi shqiptarin akuzat e trafikut të drogës, pjesëmarje në aktivitet kriminal si armëmbajtje pa leje.
Operacioni "Tuneli" nisi hetimet në muajin maj të viti 2017.
Nga përgjimet në terren dhe ato telefonike që bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, lënda narkotike pas mbërritjes në Itali vendosej në Messina dhe tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane.
Në shtator të 2017-s antimafia italiane sekuestroi rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”.
Në dhjetor të 2017-s u sekuestruan edhe sasi të tjera marijuane me peshë 32 kg që po trasportoheshin në bordin e automjeteve të bandës së drogës.
Antimafia italiane informon se janë akoma në kërkim dy shqiptarët e tjerë, anëtarë të këtij grupimi trafikantësh.