Makina me turistë polakë bie në greminë, policia mban të fshehur ngjarjen

Hënë, 05 August 2019 21:05

Një aksident i rëndë i mbajtur i fshehur nga Policia e Shtetit ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme në fshatin Bizë të Ishmit, ku një fuoristradë me turistë polakë ka rënë 30 m në greminë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00.

Si pasojë e këtij aksidenti turistët kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar forca të shumta policie si dhe 4 autoambulanca nga Durrësi, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë turistëve.

Është ende e pashpjegueshme përse Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacione lidhur mbi këtë ngjarje.

Login to post comments