Vetëdorëzohet në polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri në 5 gusht, në qytetin e Bilishtit.
Pasditen e kësaj të shtune, është vetëdorëzuar në komisariatin e Devollit, 25-vjeçari R.F., banues në Bilisht.
I riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.
Kjo pasi pas një konflikti të çastit me 21-vjeçarin K.B., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.
Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim, ndërkohë që ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.