Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Bulqizë, pasditen e kësaj të shtune.
Mësohet se në fshatin Fushë Lopë, është dëmtuar pjesërisht dyshohet me lëndë plasëse një mjet tip ekskavator.
Mjeti i dëmtuar është në përdorim të shtetasit V.N., banues në Kurbin.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, teksa hetimet janë në vijim.
Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës.