Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një person është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës në kryeqytet.
Në pranga është vënë 68-vjeçari me inicialet J. V., i cili akuzohet për plagosjen e 56-vjeçarit me inicialet F. L.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ ‘shtetasin J. V., 68 vjeç banues në Kodër Kamëz.
Shtetasi J. V., rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F. L., 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës (thikë).
Shtetasi F. L., pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.