E rëndë në Bulqizë/ I riu bie nga shtylla e tensionit të lartë

Diel, 11 August 2019 16:01

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë, ku një person është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë duke marrë plagë të shumta.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zerqan në mënyrë aksidentale ndërkohë, bëhet fjalë për 35-vjeçarin Rigert Ceka i cili është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se Ceka kishte hipur në një shtyllë të tensionit të lartë për të rregulluar një defekt ne rrymën elektrike kur edhe ka ndodhur ngjarja.

Login to post comments