Fluks i lartë emigrantësh kanë hyrë këtë fundjavë në portin e Durrësit. 5 tragete me rreth 6500 emigrantë që kthehen për pushime në atdhe me rreth 1500 makina kanë mbërritur gjatë paradites.
Kapiteni i portit, Taulant Allka tha se edhe pasdite priten dy tragete me rreth katër mijë pasagjerë e 800 makina duke shënuar kështu pikun e trafikut detar në mbërritje.
Tragetet po punojnë dopio corse duke bërë dy rrugë në ditë për shkak të fluksit të lartë.
36 sportele janë të hapur për kalimin e pasagjerëve dhe makinave nga policia kufitare ndërsa kapitaneria ka organizuar hyrjen e trageteve në kalata për të mos krijuar radhë dhe kaos në pikun e fluksit.
Sipas kapitanerisë javën e ardhshme pritet që trafiku detar të drejtohet nga porti i Durrësit drejt Barit.