Lëshimi i kartonit të ri të LejeDrejtimit (Patenta), nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta, duke eliminuar paraqitjen dy herë në institucionet kompetente.
Lajmin e bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.
Drejtoria e Patentave bën me dije se risia starton me Tiranën që lëshon 45% e nr total të patentave të reja.