Grabitet me dhunë biznesmeni, i merren miliona

Tuesday, 13 August 2019 13:10

Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas, në shtëpinë e biznesmenit Valter Gora, i cili ka ne pronesi nje karburant.

Përveç parave, grabitësit kanë marrë edhe bizhuteri dhe një armë që biznesmeni e kishte me leje.

Policia Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Login to post comments