Policia jep detajet e para lidhur me ngjarjen e ndodhur ne Borsh, ku nje skaf eshte djegur ne mes te detit. Kjo ka ndodhur mesditen e sotme dhe gazetarja e “Panorama” sjell fotot nga vendi i ngjarjes. Policia ben me dije se skafi qe ka marre flake eshte ne pronesi te shtetasit M.V.
Informacioni paraprak
Rreth orës 11:30, në Borsh të Himarës përballë një lokali gati 200 m larg bregut të detit, ka marrë në flakë mjeti lundrues skaf plastik në pronësi të shtetasit M.V. Si pasojë e flakëve, nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të pjesshme të skafit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale për sqarimin e rrethanave.