Dërgonin shqiptarë në Angli me dokumente false, mbetet në burg kreu i grupit

Tuesday, 13 August 2019 15:54

Gjykata e Tiranës ka lënë në "arrest me burg" 2 nga katër të arrestuarit e 10 gushtit në Tiranë për falsifikim të dokumenteve.

Trupa gjykuese vendosi të mbajë në qeli shtetasit Artenis Culaj dhe Ismail Bylykbashi, ndërsa la të lirë me masën "detyrim paraqitje" shtetasit Fatmir Losha Klodian Agolli.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit “DEPARTURE”. Në pranga ra organizatori i grupit Ismail Bylybashi dhe 3 shtetas të tjerë, të cilët u premtonin kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara shtetasve, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së me destinacion final Anglinë.

Të arrestuarit në momentin e arrestimit janë evidentuar me dokumente italiane të falsifikuara identiteti dhe shëndeti.

“Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikuara dhe konkretisht karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t’i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar”,- njoftoi policia.

Sekuestrimi- Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Ndërkohë operacioni ëhstë duke vijuar, ndërsa materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm’’ dhe ‘’Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’.

Login to post comments