Aleanca: Mos harro, skandali i Teatrit është grabitje e pronës publike!

E mërkurë, 21 August 2019 21:25

Reagim i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:

Prej disa javësh, Edi Rama po citon disa artistë që kërkojnë të ndërtohet një godinë e re për Teatrin Kombëtar. Kjo po përdoret si justifikim për shembjen e godinës historike dhe kthimin e truallit publik në një kompleks tregtar privat.

Mos u gënjeni nga kjo propagandë bajate dhe banale! Qëllimi i Edi Ramës ka qenë dhe mbetet kthimi i atij trualli në pronë private për të pasuruar veten dhe klientët e tij. Kjo është një histori tipike korrupsioni, të cilën propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta kthejë në një debat estetik.

Modifikuar më E mërkurë, 21 August 2019 18:21
Login to post comments