LAJM I FUNDIT/ 40 vite në media, ndahet nga jeta gazetari Maksim Sinemati

E mërkurë, 21 August 2019 18:38

Është ndarë nga jeta këtë të mërkurë në moshën 70-vjeçare gazetari Maksim Sinemati.

Ai punoi rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) si Drejtor i Lajmeve të Jashtme.

Maksi nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare.

Ai dha kontribut edhe në vitet që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të afërmit, miqtë dhe kolegët humbën njeriun e tyre të dashur, ndërsa media humbi një tjetër gazetar.

Pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 55-vjeçari gazetari Fatos Baxhaku.

Login to post comments