Banorët e Unazës së re i janë përgjigjur kërcënimit të Erion Veliajt se gjallë a vdekur shtëpitë e tyre do të shemben. Kur janë mbushur më shumë se 10 muaj që ata protestojnë çdo ditë, Veliaj kërcënoi sot publikisht mbi 400 familje se do ti nxirrte në qiell të hapur, por nga Unaza ata i kanë thënë se i pari që do të përgjigjet personalisht për shembjen e shtëpive të tyre do të jetë Erion Veliaj.
“Erion Veliaj na tha se gjallë a vdekur shtëpitë tona do të shemben. Po i themi nga këtu dhe le ta dëgjojë mirë. I pari që do të përgjigjesh personalisht do jesh ti. Kush na prek ne fëmijët tanë edhe ne do i përgjigjemi me gjak. Le ta dëgjojë këtë edhe e ëma e Erion Veliajt, madje i bëjmë thirrje ta tërheqë djalin e saj nga këto kërcënime” u shpreh njëri prej banorëve të Unazës.