Durrës, bie nga lartësia në Veliera një person

E mërkurë, 21 August 2019 22:19

Një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Veliera në Durrës.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Raportohet se ka shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Login to post comments