Majmunët “pushtojnë” Japoninë

E Enjte, 22 August 2019 21:50

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave.

Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor të Kaidës janë regjistruar në ushtrinë e formuar dhe kanë marrë trajnime për përdorimin e armës në mënyrë që të ndalojnë majmunët të marrin misër, lakra dhe kultura të tjera bujqësore.

Kur në fshat shihet një majmun u dërgohet mesazh të gjithë anëtarëve të grupit që shkojnë në vendngjarje të pajisur me armë.

Ushtarët duhet vetëm të gjuajnë në ajër për të trembur kafshët.

"Ne nuk e dimë se sa do të funksionojnë, por është e rëndësishme që komuniteti të bëjë çmos,”-tha zyrtari Kimito Urashima.

Rreth 66.000 paund janë shpenzuar për formimin e ushtrisë. Por pavarësisht shpenzimeve të mëdha veprimi është mirëpritur nga banorët.

Login to post comments