Theu rekord me këngën “Zemër”, vdesin 5 persona në koncertin e reperit Soolking

Premte, 23 August 2019 08:51

Të paktën 5 persona janë vrarë gjatë një rrëmuje në koncertin e reperit algjerian.

Mijëra persona shkuan në stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve.

Sipas mediave lokale, 20 persona kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra.

Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai mori pëlqimin e publikut shqiptar pas bashkëpunimit me shqiptaren Dhurata Dora.

Dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë klikime në Youtube.

Login to post comments