Pyjet e shiut po digjen me një shpejtësi rekord në Amazonë. Kjo situatë ka prekur jo vetëm figura politike, por edhe emra të njohur të artit e muzikës.
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri është tepër e shqetësuar për flakët që po djegin pyjet, për të cilat i kërkon ndjekësve që të luten.
“Amazona konsiderohet si mushkëria e Tokës sonë! Zgjohuni njerëz, lutuni për planetin tonë! Shtëpinë tonë!
#prayforamazonia kujdesuni për mjedisin tonë!”, shkruajti këngëtarja në një postim në Instagram.