Abuzive, shtyhet edhe për 1 muaj afati i transmetimeve analoge

E Enjte, 29 August 2019 13:41

Ashtu siç flitej e perflitej Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj. Dhe kjo shyrje nuk eshte e para, as e fundit... Vjet iu be presion qytetareve te blinin dekodaret e rinj se po mbulleshin ne dhjetor... por AMA e shtyu jo pak por deri ne 1 shtator. Tani erdhi perseri AMA qe "mendon" per qytetaret... Në një deklaratë për media, kreu i AMA deklaroi se ky vendim është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

“Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA. Por lepuri fle gjetke... duhen shitur dekoderat... i gjithe qellimi aty eshte, pasi nuk ka asnje rrezik per mosmarrje sinjali, mund te jete vetem nje pakice qe ka ende televizore te vjeter... Keto jane keqperdorime dhe abuzime te AMA-s e vete televizoneve ... si gjithmone qytetari eshte viktime, pavaresisht se "gjithcka" behet ne emër të tij!?!!!

 

Modifikuar më E Enjte, 29 August 2019 13:58
Login to post comments