Në qiell të hapur prej muajsh, banorja e Flloqit ia thotë në sy Ramës: Nuk ma rregullojnë shtëpinë se jam demokrate

Premte, 30 August 2019 21:37

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorët e Floqit të cilët prej disa muajsh janë detyruar të qëndrojnë në tenda pas dëmeve të shkaktuara nga tërmetet.

Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako. Kryeministri u premtoi banorëve se rikonstruksioni i banesave do të përfundojë përpara stinës së dimrit.

Një nga banoret iu drejtua me shaka kryeministrit se nuk po i rindërtohej banesa për shkak të ngjyrës blu. “Më thonë se nuk m’i bëjnë shtëpitë, se i kam me ngjyrë blu”, shprehet banorja.

Login to post comments