"Akuzohet Ymer Baze se kërkon t’i marrë gjitonit, shtëpinë e trashëguar nga gjyshi, ku ka lindur ai dhe i ati!"
(Shënim i publikuar në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Fb.)
"Qytetari Thoma Tata dhe familjarë të tij, në disa mesazhe akuzojnë se Ymer Baze, duke përdorur me Ramën dhe kriminelin Tërmet Peçi, kërkon t’i marrë shtëpinë ku ai dhe baba i Thomait kanë lindur dhe që e trashëgojne nga gjyshi. Thomai kërkon ta restaurojë shtëpinë, por horrat hajdute nuk e lejojnë me pretekstin se trualli rreth shtëpisë nuk ekziston në hartat e pronave si pronë e tij, sigurisht të manipuluara nga hajnat e pushtetit të krimit, të cilët duan të zgjerojnë në kurriz të Thomait, oborrin dhe pronat e tyre!"
Përshëndetje Doktor.
Quhem Thoma Tata, 77 vjeç, fshati Peshtan, Tepelenë. Ju lutem, kam nevojë për ndihmën tuaj. Kam 5 vjet që endem në zyrat e shtetit për pronat e mia, të cilat kërkon të m’i marrë duke Mero Baze, ngaqë ndodhet ngjitur me shtëpinë.
Ju shkruaj për problemin e Thoma Tatës me shtëpinë që ka në fshatin Peshtan të Tepelenës. Kur vajti të merrte lejen për të bërë restaurime, në shtëpi dolën probleme me hartat e shtëpisë, me truallin rreth shtëpisë. Nuk figuron në emrin e tij, figuron te gjitonët.
Kjo shtëpi është e trashëguar. Aty ka lindur babai i Thomait, Andon Tata; gjyshi i Thomait, Thoma Tata, nga i cili ka marrë dhe emrin. Nuk e di sa breza më përpara kanë jetuar në këtë shtëpi. Shtëpia ka nevojë për restaurime, për të mos vënë në rrezik dhe jetën e njerëzve që jetojnë në atë shtëpi.
Di të them se konflikti me pronën e babait ka filluar qëkur Mero Baze ka restauruar shtëpinë e tij. Ne jemi gjitonë me shtëpinë që ka Mero Baze, të trashëguar nga babai, Guri Baze, që është në jetë. Në krahun tjetër janë kushërinjtë e tij, fëmijët e Barjam Bazes, icili nuk jeton. Gjitonët e tjerë janë Kumajt dhe Cangajt.
Problemi qëndron se kur vajti babai im, Thoma, të marrë letrat për të bërë restaurimin e shtëpisë, nuk i japin lejen, sepse shumë nga territoret e shtëpisë, që janë të Thoma Tates nuk janë në harta dhe babai im ka vite që e sorrollatin nëpër zyra në Tepelenë, në Gjirokastër dhe problemi ngelet i pazgjdhur. Shtëpia ka qënë dhe është atje me shekuj.
P.s: Ymer Baze është gazetari që mban peng Edvin Kristaq Mafinë me origjinalin e dy dosjeve famoze: ate të mjekimit të tij për psikozë bipolare dhe tjetrën, dosjen gjyqësore me akuza të tmerrshme familjare, që ai publikoi në vitet 90-të dhe e keqpërdor Ramën për interesa të veta kundrejt kujdo tjetër. Gojët e liga thonë se gjatë cunameve në Tiranë, Rama ndonjëherë edhe fshihet në vilën e Ymerit në Peshtan të Tepelenës!