Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së mërkurës në Velipojë në vendin e njohur si “Maja e Zezë”. Vatra e zjarrit ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe flakët janë përhapur me shpejtësi dhe për shkak të erës së fortë.
Për fikjen e këtij zjarrit janë angazhuar banorë të zonës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe efektivë të policisë, por ndërhyrja vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë. Autoritetet kanë njoftuar Emergjencat Civile dhe strukturat e tjera dhe po shihet mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri, nga frika e përhapjes së flakëve në drejtim të zonave ku ka banesa.
Paralelisht policia ka nisur dhe një hetim për të zbuluar nëse zjarri në “Majën e Zezë” është i qëllimshëm.