Një anije me turistë italiane dhe shqiptarë është shpëtuar nga Roja Bregdetare në Vlorë, pasi pësoi një defekt në helikat.
Rreth orës 18: 15 roja bregdetare u sinjalizua për defektin e anijes në sistemin e helikave, pasi kishin mbledhur papastërti dhe nuk funksiononin me kapacitet të plotë.
Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe rreth orës 18:50 turistët shqiptarë dhe italianë që ishin në bord u shpëtuan.
Në 19:00 anija u imbarkua në portin e Vlorës, ku të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë.