Një tërmet me magnitudë 3,8 ballë e shkallës rihter ka tronditur vendin.
Sipas asaj që raporton Syri.net, lëkundjet janë regjistruar në orën 17:47 dhe epiqendra ka qenë 5 km në lindje të Himarës dhe 29 km në perëndim të Gjirokastrës.
Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.
Tërmeti në jug të vendit vjen pas një sërë lëkundjesh të forta që ka tronditur rajonin juglindor të vendit muajt e fundit