Një mësues në Meksikë u përball me reagime të ashpra pasi u shfaq një foto e studentëve të tij me kuti kartoni mbi kokë. Disa raporte thanë se ishte një mënyrë për të parandaluar kpjimin, por shkolla këmbëngul se ishte një “ushtrim dinamik”.
Fotografia, e cila filloi të qarkullojë në mediat sociale javën e kaluar, paraqiti studentë në një kolegj në shtetin jugor të Meksikës, Tlaxcala, ulur prapa tavolinave të tyre me kuti të mëdha kartoni mbi kokën e tyre. Kutitë kishin vrima të prera për sytë dhe fytyrat. Të gjithë studentët kishin copa letre në tavolinat e tyre, dhe disa dukej se po shkruanin.
Raportet fillestare thanë që kutitë kishin për qëllim që studentët të mos kopjonin përgjigjet e njëri-tjetrit gjatë një provimi. Imazhi ngjalli zemërim midis prindërve, të cilët akuzuan kryetarin e kampusit, Luis Juarez Texis, për “poshtërim” të klasës së tij.
Kolegji, megjithatë, u përgjigj duke thënë se nuk ishte një provim por një “aktivitet i këndshëm” në të cilin të gjithë studentët kishin rënë dakord të marrin pjesë – një “ushtrim dinamik” për të ndihmuar zhvillimin e “aftësive psikomotore”.