Donte të bënte realiteti ëndrrën amerikane, por falsifikimi i dokumenteve e ‘fundos’ duke përfunduar kështu pas hekurave.
Gjykata e Apelit ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agron Selmanin, 41 vjec, i cili u arrestua sapo doli nga Ambasada Amerikane ku kishte dorëzuar një diplomë false, pasi i kishte dalë lotaria.
Ndërkohë, avokati i tij Detar Hysi kerkoi nje mase me te lehte sigurie por nuk u pranua nga gjykata.