Nje i ri ka rene ne pranga, pasi udhetonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete. Arrestimi i shtetiasit me inicialet K. M., 19 vjeç, u be pas sinjalizimit te qytetarëve, nderkohe qe me te u kap dhe nje i ri tjeter, për moskallëzim krimi.
“Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.
Njoftimi:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;
– K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;
Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.