Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës, Lungomare deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.
Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.