Vrau shokun në mes të Bulqizës, zbardhet dëshmia e autorit: E qëllova me vetëdije

Premte, 06 September 2019 20:35

22-vjeçari që vrau me thikë shokun në mes të Bulqizës ka deklaruar në polici se krimin e kreu me vetëdije, por pa dhënë motiv. Ndërkohë mësohet se i riu nuk ka kartelë si i sëmurë mendore edhe pse është shtruar një herë në spital. Ndërkohë familja e autorit është larguar nga Bulqiza ku jetonte pranë asaj të viktimës.

Fatjon Keta, 22 vjeçari që të enjten vrau me thikë shokun e tij Ardlind Pasha në qendër të Bulqizës ka deklaruar se krimin e kreu me vetëdije, por gjatë marrjes në pyetje nuk ka dhënë më shumë arsye.

Megjithatë kjo është dëshmia e tij paraprake ndër pritet që në vijim të përgjigjet para organit të akuzës kur të dalë për tu njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë burime saktësuan se 22 vjeçari, i njohur si problematik dhe i dhunshëm, nuk ka kartelë si i sëmurë mendor.

Ai është dërguar pak kohë më parë në spitalin e Shkodrës kur është konfimuar nga ky i fundit se 20-vjeçari nuk është në kushtet e shtrimit në spital, duke e rikthyer atë sërisht në Bulqizë.

Më parë Fatjon Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha teksa ky i fundit ishte duke ecur në trotuar.

Për shkak të plagës së marrë nga një goditje e vetme e thikës, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Vetëm 1 orë e 30 minuta pas ngjarjes 20 vjeçari Fatjon Keta u arrestuar nga policia në Lagjen e Re të Bulqizës.

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës.

Login to post comments