Tragjedia e familjes Gjokola në Librazhd, e shoqja ende gjallë kur ai u hodh

Saturday, 07 September 2019 08:45

Këto janë pamjet e trishta të tragjedisë që goditi familjen Gjokola, mbrëmjen e së premtes në Librazhd. Daut Gjokolla, 53 vjeç, ka vrarë me thikë gruan e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe, në shtëpinë e tyre në katin e katërt të një pallati në lagjen "Shkumbin." Pasi e ka lënë Lulen në grahmat e fundit të jetës, ai vetë është hedhur nga kati i katër dhe ka vdekur nga përplasja në trotuar, siç shihet edhe nga pamjet. 

Pasi Daut Gjokola është hedhur nga pallati, është parë se gruaja e tij ishte ende gjallë, pavarësisht goditjeve të shumta me thikë. Por, ajo humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Dy fëmijët e Lule dhe Daut Gjokolës nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur prindërit janë grindur për vdekje.

 

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen "Shkumbin",  Librazhd,  në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me  mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten  e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe,   dhe me pas  shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të  tij, për pasojë ka  ndërruar jetë.

Bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mberritur  në spital. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Cifti-i-vrare.jpg

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 10:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...