Gazeta greke plas bombën: Pas kokainës së kapur në Pire fshihen 'Eskobarët shqiptarë'. Dy konteinerë kaluan nga Durrësi

Diel, 22 September 2019 19:05

Gazeta “Protothema” ka publikuar sot nje artikull lidhur me sekuestrimin e 580 kg kokaine disa dite me pare ne portin e Pireut, nje ngjarje e cila ka mbetur ende ne mjegull dhe me informacion te cunguar pasi hetimet vijojne intensivisht ne sekret te plote.

Megjithate ne shkrimin e sotem, gazeta e njohur greke zbulon detaje te reja mbi ngjarjen e bujshme. 

“Te dhena te tjera ne rruget nderkombetare te kokaines, krijoi zbulimi i 580 kg kokaine te paster brenda 12 konteinereve me banane ne portin e Pireut. Sherbimet greke dhe te huaja po hetojne faktin qe Greqia te jete futur ne shenjestren e karteleve latino-amerikane, qe te dergojne ne portet greke ngarkesat me “zonjen e bardhe” e cila me pas te shperndahet ne Europe. 

 
 

Nje ngjarje qe sic thone drejtues te larte te policise, ka te beje me faktin qe ne 2018, policite europiane sekustruan ne portet e Belgjikes dhe Hollandes, sasi te medha kokaine nga Ekuadori qe i tejkalonin 50 tonet.

Keshtu, mafiozet, ne bashkepunim te ngushte me trafikante te medhenje shqiptare te kokaines, duke kerkuar per rruge te reja, vune Greqine ne kornize, por sekuestrimi i qindra kilogrameve kokaine me vlere miliona euro, u prishi planet. 

Madje, fakti qe dy konteinere iken nga Pireu ne Durres, kombinuar kjo me informacionin e ardhur ne zyrat e drejtuesve te policise, te con ne dyshimin se pas trafikur fshihen shqiptare qe jetojne ne Greqi. 

Kur gushtin e kaluar, autoritetet greke zbuluan 52 kg kokaine ne sektorin e ftohjes se nje konteineri me banane ne portin e Selanikut, u vendos qe te hetohej me thelle ceshtja pasi “burimet” thonin se kjo sasi ishte pjese e nje sasie me te madhe qe drejtohej per ne Greqi. Duke ndjekur konteineret konkrete, kishin informacionin se sapo porositesit te merrnin bananet dhe konteineret te shkonin ne vend te kontrolluar, do shfaqeshin trafikantet qe do nxirrnin kokainen nga sistemi i ftohjes. Por ditet kalonin, askush nuk u shfaq dhe policia vendosi ta nxirrte vete drogen.

Sekuestrimet vitin e kaluar ne Anverse dhe zbulimi ne konteinere me plot 50 ton kokaine, beri qe karteli te kerkoje rruge te reja qe te sjelle kokaine ne Europe.

Informacionet thone qe ne fillim baronet zgjodhen ishullin e Maltes dhe madje Prillin e kaluar autoritetet zbuluan ne dy konteinere me banane qe erdhen nga Ecuadori, 144 kg kokaine te paster. Kjo sasi do te perfundonte ne Durres te Shqiperise dhe ne Malin e Zi. 

Sekuestrimi duket se i shqetesoi Escobareve shqiptare qe kerkonin rruge te reja dhe keshtu perfunduan ne portin e Pireut dhe Selanikut. Por fakti qe dhe aty autoritetet i kapen, normalisht do ti bejne te ndryshojne planet e tyre dhe te kerkojne destinacione te reja.

https://www.protothema.gr/greece/article/927498/i-kokaini-oi-bananes-kai-oi-neoi-dromoi-ton-diakiniton/

Image

 

Login to post comments