Bashkia organizon 'Festën e Mollës'/ Fermerët e Korçës: Kemi nevojë për treg, jo për panaire

Diel, 22 September 2019 19:09

Për të pesëtin vit radhazi në qytetin e Korçës është zhvilluar “Festa e Mollës” , qëllimi është promovimi i prodhimit vendas.

Ndërkohë  fermerët apelojnë për ndihmë nga qeveria dhe më shumë politika mbështetëse.

 

Sipas tyre, panairi duhet ti ndihmojë ata për shitjen e prodhimit gjë e cila sipas tyre nuk ndodh aspak.

 

"S'ka nevojë për panair, duam ndihma për plehrat, kimikatet, karburanti të ulet se është i shtrenjtë."

Vetë fermerët apelojnë për sigurimin e nje tregu ku mund të tregtojnë prodhimet si dhe kërkojnë më shumë politika mbështetëse.

"Panairin e bëjmë dhe vetë ne, tregun duam vetëm si fermerë."

Festa ka nisur me vjeljen e mollëve në një prej pemëtorëve në Dvoran , ndërsa kryetari i Bashkisë e ka konsideruar këtë festë një traditë të rëndësishme dhe të vyer.

Dvorani është një prej zonave më të njohura në rajonin juglindor sa i takon prodhimit të mollëve në tregun vendas

Login to post comments