FIFA organizon sot në Milano ceremoninë ku do të jepen disa çmime personale për sezonin 2018-2019, ku do të përcaktohen lojtari, skuadra dhe goli më i mirë.
Gazetari spanjoll, Josep Pedrerol (burim i afërt me Real Madridin) ka siguruar se Reali do të ketë katër lojtarë në formacionin e vitit, teksa tre prej tyre do jenë nga skuadra e tyre e vjetshme dhe një nga afrimi i verës.
“Real Madrid do të ketë katër lojtarë në 11-shen ideale: Ramos, Modric, Hazard dhe Marcelo”, shkroi gazetari spanjoll, duke lajmëruar se mbrëmja gala fillon sot në orën 20:00.