Tragjedia ne Elbasan - Paper, 4 të vdekur e 3 të plagosur

Hënë, 23 September 2019 15:59

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Elbasan që ndodhi pasdite pranë Paprrit. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për “BalkanWeb” edhe pamjet e vendit të ngjarjes. Tre makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në hekurudhën që kalon paralel me rrugën, me një pjesë të mbetur në hekurat anësorë. Dy të tjerat kanë ngelur kryq në rrugë.


Përplasja ka qenë tepër e fortë e dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar. Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit pasi nuk hapeshin dyert. Dyshohet se viktimat janë nga një familje, mes tyre një vajzë 25 vjeçe.

Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K., mjeti me drejtues shtetasin O.Sh. dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

 

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...