Gazetari i Syri.net Aurel Rakipllari ka folur në Syri Tv edhe për shoqërimin në polici.
‘Disa minuta pasi hodha lajmin dhe e fshiva 5-6 oficerë kanë mbërritur në redaksi dhe policët kanë filluar të bëjnë pyetje ‘A është këtu z. Çim Peka’. Pastaj unë kam dalë vullnetar për tu shoqëruar në polici. Jam shoqëruar me një mënyrë të ashpër, Ishin 3 makina policie. Me fenelina të ndezura. Më janë sekuestruar telefonat. Ka qenë Ardiu Veliu, Tonin Vocaj si edhe drejtori i antiterrorit. Ka zgjatur pyetja deri në orën 5 të mëngjesit. Pyesnin për gjëra që nuk ka lidhje me lajmin. I paraprinin përgjigjes që duhet të jepja. Një prej shefave që ishte i Antiterrorit ka përdorur një gjuhë fyese kur kërkuam avokatin duke na thënë se do ju mbaj në paraburgim. Jam lënë i lirë sot rreth orës 5.00 të mëngjesit, pasi dikush dha urdhër nga lart.Më është përmendur që do thirrem sërish në Prokurori. Ndërkohë që tani jam person në hetim.