Zgjedhjet në Kosovë/ Andi Bejtja: Pushteti do ta bëjë Kurtin më pragmatist, ndërkombëtarët...

Hënë, 07 October 2019 16:31

I ftuar në Syri TV përballë gazetarit Bled Marku, analisti Andi Bejtja ka komentuar ngjarjet e fundit të aktualitetit në vend, por edhe verdiktin e qytetarëve të Kosovës pas zgjedhjeve të një dite më parë.

Përveçse përshëndeti procesin zgjedhor në Kosovë, analisti i njohur foli edhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sipas Bejtjes, pavarësisht qasje nacionaliste, pushteti pritet ta bëjë Kurtin më pragmatist.

 

“Mendoj se do të jetë më praktik. Vetë Kurti deri në fund nuk njihte as Kombëtaren e Kosovës, edhe dje në sheshin Skënderbej pati vetëm flamuj kombëtarë. Ka një qasje më nacionaliste, por kur vjen në pushtet njeriu bëhet më pragmatist. Nëse i shërben mirë Kosovës dhe të jetë Kosova një shembull për Shqipërinë, kjo është puna më e mirë që mund të bëjë Kurti", u shpreh analisti.

Sa i përket marrëdhënieve të Kurtit me ndërkombëtarët, Bejtja u shpreh: “Nuk shihet mirë nga ndërkombëtarët. Do të donin një njeri më komod dhe të përkulshëm. Por edhe faktori ndërkombëtar do të sillet ndryshe nëse vijon me këtë koherencë”. /SYRI.net

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...